Kryemadhi paraqitet në SPAK me look të ri

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 12:32 | Kronikë

Kryemadhi paraqitet në SPAK me look të ri

Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës për “detyrim paraqitje.

Ajo çka ra në sy ishte look-u i ri, me një model flokësh ndryshe nga ai që Kryemadhi mbante kohëve të fundit.

Ajo ka shkëmbyer batuta me gazetarët pas daljes nga SPAK, të cilët i thanë se duket se ka përfaquar modelin e këngëtarit Justin Bieber në fillimet e tij në muzikë. “Është i njëjti model por me ndryshime të tjera”, ua ktheu Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos