La qelinë falë amnistisë penale, arrestohet pas 12 orësh liri Sokol Sinomati

Nga Jerola Ziaj
25 Prill 2024, 12:48 | Kronikë

Është vënë në pranga 12 orë pasi la qelinë prej Amnistisë Penale, Sokol Sinomati.

Mësohet se shkak për arrestimin është bërë një dosje e drejtësisë italiane. Sinomati është i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg për trafik droge.

"Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale 'Organizata kriminale' dhe 'Trafik ilegal i emigrantëve'".

Burimet shprehen se urdhëri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë pasi Sinomati është liruar.

Sokol Sinomati është babi i Gëzim Sinimatit i cili u vra me snajper në janar të këtij viti në Vlorë. Vrasja e djalit të tij mbetet ende e pazbardhur.

I njohur me ndryshe edhe me nofkën “Buzëderri”, Sokol Sinomanti ka qenë pjesëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi