Kërkohej nga familjarët, gjendet i pajetë në rezervuarin e Prrenjasit 58-vjeçari

Nga A2 CNN
25 Prill 2024, 12:12 | Kronikë

Kërkohej nga familjarët, gjendet i pajetë në rezervuarin e

Një 58-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët, është gjendur i pajetë në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit. Trupi i pajetë i 58-vjeçarit Xh. D., u gjet pas kërkimeve intensive të palombarëve të RENEA-s.

Rastin, familjarët e viktimës, të cilët besonin se ishte vetëmbytur,  e kallëzuan rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm. Trupi i pajetë i 58-vjeçarit, do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli