Në arrati për vrasje prej 13 vitesh, vetëdorëzohet në Kapshticë autori

Nga A2 CNN
24 Prill 2024, 16:48 | Kronikë

Në arrati për vrasje prej 13 vitesh, vetëdorëzohet në

Një 39 vjeçar nga Pojani i Korçës është vetëdorëzuar ditën e sotme në stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë pasi ishte në kërkim nga autoritetet prej më shumë se 13 vitesh.

Edison Demiri është dënuar nga Gjykata e Apelit në Korçë me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 11 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen", kryer në bashkëpunim.

Më datë 25.07.2011, në fshatin Pojan, Edison Demiri në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për motive të dobëta, plagosi me pasojë vdekjen, shtetasin A. Z., 78 vjeç, si dhe dëmtoi lehtë djalin e tij. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli