Makina me shpejtësi të lartë, thyen barrierat dhe përfundon në oborrin e një shtëpie në Konjat

Nga Çaku Tafa
24 Maj 2024, 07:29 | Kronikë

Një automjet tip Ford, ka dalë nga rruga në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në fshatin Konjat. Mjeti me targa AA 750 UE, ka marrë me vete jashtë rrugës barrierat e hekurta dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës.

Sipas Policisë, shoferi është larguar nga vendi i aksidentit. Nëpërmjet targës, ka identifikuar pronarin e mjetit dhe po punon për gjetjen e drejtuesit të tij.

Dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë tepër të lartë. Aksidenti në Konjat janë tepër të shpeshta për shkak të shpejtësisë së lëvizjes.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani