“Dil këtu, takohemi atje”, zbulohen mesazhet që i dërgonte 64-vjeçari të miturës që ngacmoi seksualisht

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 14:17 | Kronikë

“Dil këtu, takohemi atje”, zbulohen mesazhet që i

Zbulohen detaje të reja nga ngjarje e rëndë e ndodhur në fshatin Hoçisht të Devollit, ku një 64-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.

Nëna e së miturës tregon se si i moshuari ka kërcënuar vajzën e saj.

“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ia ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju, nuk ka ndodhur. Nuk më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje-dalje. Ka dy ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra dy herë në telefon, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë”, tregon nëna e vajzës.

Ndërsa gjyshi i 13-vjeçares tha: “Gruan e kam në Gjermani dhe më ka lënë telefonin dhe e përdor ime mbesë. Ia kërkova një ditë dhe nuk donte të ma jepte, ia mora me forcë dhe nusja e djalit tjetër lexoi mesazhet. Mesazhet ishin “Dil këtu, takohemi atje”, vende që i kishin frekuentuar. Mesazhe kërcënuese nuk kishte. Ne dje ia kapëm. Doja ta takoja atë personin, nuk ishte dhe takova një punonjës policie dhe bëra denoncim. Është person problematik, ka qenë i dënuar në kohën e komunizmit për vrasje, ka bërë gati 18 vite burg dhe i dënuar për përdhunim të një gruaje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos