64-vjeçari ngacmon seksualisht 13-vjeçaren, ndalohet nga policia

Nga Artin Halili
23 Maj 2024, 12:05 | Kronikë

64-vjeçari ngacmon seksualisht 13-vjeçaren, ndalohet nga policia

Një 64-vjeçar në Devoll është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare.

Sipas policisë, 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren, por ka kaluar edhe në kontakt fizik.

Për këtë, gjithnjë sipas policisë, 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigjja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me minorenen.

Gjatë kësaj kohe, sipas burimeve të A2 CNN, i moshuari e ka ngacmuar edhe me mesazhe në telefon 13-vjeçaren, banuese edhe kjo në fshatin Hoçisht.

Grupi i hetimit, në prani të prindërve dhe psikologes, ka marrë në pyetje 13-vjeçaren për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani