Aksident në Dardhë, plagosen dy persona

Nga Artin Halili
23 Maj 2024, 14:09 | Kronikë

Aksident në Dardhë, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur në fshatin Dardhë të Korçës, ditën e enjte. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet tip "Jeep" ka dalë nga rruga.

Në mjet dyshohet se kanë qenë dy, një burrë e një grua, të cilët kanë marrë dëmtime në trup. Në gjendje më të rëndë shëndetësore rezulton gruaja.

Ambulanca dhe policia në vendin e ngjarjes, kanë nxjerrë personat e dëmtuar duke i transportuar drejt spitalit të Korçës.

"Më datë 23.05.2024, rreth orës 13:35, në aksin rrugor "Korçë-Dardhë", pranë pistës së skive, shtetasi Xh. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shtetasja E. K., pasagjere në mjet, e cila u dërgua për mjekim në spitalin e Korçë", njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani