Policia e Shtetit bën me dije se ka vënë në pranga një 51-vjeçar në Librazhd, në kërkim prej disa ditësh për armëmbajtje pa leje.
Në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit" u bë i mundur arrestimi i shtetasit A. D., 51 vjeç pasi në banesën e tij, në Dranovicë, policia gjeti 2 armë zjarri, krehër dhe municion luftarak.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi më datë 01.11.2023, gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip "Belçik", krehër dhe municion luftarak. (A2 Televizion)