Në kërkim për tentativë vrasje, grabitje e mosbindje, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Greqi

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 08:08 | Kronikë
Në kërkim për tentativë vrasje, grabitje e mosbindje,
Foto ilustruese

Policia greke njofton se ka arrestuar shtetasin shqiptar Marjan Lisi, i shpallur në kërkim për veprën penale tentativë vrasje, grabitje dhe mosbindje.

Mësohet se Marjan Lisi së bashku me një 41-vjeçar, edhe ky shtetas shqiptar i shpallur në kërkim, kishte kryer një grabitje të armatosur në një pikë karburanti në Spata të Athinës në datën 10 shtator të këtij viti, ndërsa në të njëjtën ditë shtiu me armë në zonën Nea Makri ndaj një personi të cilin tentoi të grabisë, por pa i shkaktuar plagë.

Në foto: Marjan Lisi

Sipas policisë greke, Lisi u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë në vendin e quajtur Vari në periferi të Athinës. Gjatë arrestimit, ai nuk bëri rezistencë. Lisi do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie, njoftojnë mediat greke.

A2 CNN Livestream

Dita jonë