Një tjetër incident është regjistruar në çerdhe në vendin tonë. Këtë herë incidenti ka ndodhur në një çerdhe të Krujës, ku dyshohet se është rrëzuar një 4-vjeçare. Sipas Policisë ajo është shoqëruar nga familjarët e saj për ndihmë mjekësore në spital.
Njoftimi i Policisë Krujë
Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)