Punonte me pllaka mermeri, vdes 35-vjeçari në Dibër

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 16:01 | Kronikë

Punonte me pllaka mermeri, vdes 35-vjeçari në Dibër

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi u aksidentua në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë. Si pasojë e lëndimeve, ai ka humbur jetën në spital. Policia ka shoqëruar në ambientet e Policisë pronarin dhe menaxherin e subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.

Dibër/informacion paraprak

Me datë 16.11.2023, shtetasi B.M., rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë,  dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli