Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Nga Igli Çelmeta
20 Qershor 2026, 17:46 | Kronikë

Policia e Krujës ka arrestuar 21-vjeçarin Marvin Ferra i cili vodhi më 15 qershor një pikë karburanti në Krastë. Po ashtu i riu rezulton se me date 19 qershor ka hyrë i maskuar dhe më armë zjarri automatike në oborrin e shtetases M.K në fshatin Radë për ta vjedhur.

Gjatë operacionit për kapjen e tij 21-vjeçari ka tentuar t'i largohet forcave të policisë por është neutralizuar 300 metra larg vendit të ngjarjes nga Policia e Krujës.

Ndërkohë policia ka sekuestruar dhe dy armë zjarri tip automatik dhe pushkë që posedoheshin nga i riu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos