Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Me dy mina të fshehura në trup, kapet i riu nga Fushë Kruja

Nga A2 CNN
22 Mars 2024, 11:09 | Kronikë

Me dy mina të fshehura në trup, kapet i riu nga Fushë Kruja

Policia e Lezhës bën me dije se ka arrestuar një të ri, të cilit iu gjetën të fshehura në trup dy mina me telekomandë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale.

Sipas të dhënave të policisë, 24-vjeçari A. S. u lokalizua në afërsi të Milotit dhe gjatë kontrollit iu gjetën 2 mina, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë.

Mësohet se i riu i montonte vetë minat dhe dyshohet se po udhëtonte drejt Lezhës për t’ia shitur grupeve kriminale.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin kundër Trafiqeve të Paligjshme, Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, Forcat Operacionale dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas nga Fushë Kruja, po udhëtonte në drejtim të Lezhës dhe kishte me vete mina me telekomandë, për t’ua shitur grupeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Horizonti”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të Milotit, shtetasin e dyshuar A. S.. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

A2 Business