Një automjet është përmbysur pasi ka dalë nga rruga në aksin nacional Lushnje-Berat, pranë fshatit Kashtëbardhë.
Drejtuesi i tij, një 35-vjeçar nga Kuçova, nuk ka arritur që të marrë kthesën për shkak të shpejtësisë në lëvizje dhe ka përfunduar në kanalin buzë rrugës.
Ai është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjes ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë plagë të lehta.
Ndërkohë, në vendngjarja ka shkuar policia rrugore e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)