Prokuroria e Posaçme ka ftuar avokatët e Arben Ahmetajt për t'i komunikuar akuzat në lidhje me hetimin e nisur si fraksion i inceneratorit të Elbasanit.
Po ashtu, janë thirrur edhe avokatët e Mirel Mërtirit e Klodian Zotos. Në këtë dosje ish-zv.kryeministri akuzohet për veprat penale "pastrim parash", "korrupsion" në 6 raste dhe "fshehje pasurie".
Gjatë hetimeve pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza teksa u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Thirrje për komunikim të akuzës ka pasur edhe për ish-bashkëshorten e Ahmetajt, Albina Mançka. Ende nuk dihet akuza që do t'i komunikohet. (A2 Televizion)