I rrahu djalin, familjarët marrin peng 14-vjeçarin në Tiranë

Nga A2 CNN
21 Mars 2024, 09:58 | Kronikë

I rrahu djalin, familjarët marrin peng 14-vjeçarin në

Sherri mes dy të miturve është përshkallëzuar më tej, kur babai dhe i afërmi i tij morën peng një 14-vjeçar në makinën e tyre dhe e mbajtën atë me forcë.

Shërbimet e policisë kanë vënë në pranga shtetasit Çlirim Sina dhe Aleksandër Sina, të cilët dyshohet se morën me forcë një 14-vjeçar dhe i hoqën lirinë.

Shkak për këtë ngjarje mendohet të ketë qenë një sherr që 14-vjeçari kishte patur më herët me djalin e 50-vjeçarit Çlirim Sina.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos