Aksident në Shkodër, plagoset e mitura, u përplasën 3 makina

Nga A2 CNN
20 Mars 2024, 11:21 | Kronikë

Aksident në Shkodër, plagoset e mitura, u përplasën 3 makina

Një aksident është regjistruar, mëngjesin e sotëm, në aksin Shkodër-Koplik, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë e mitur 2 vjeç.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, automjeti me drejtues shtetasin A. V. është përfshirë në aksident me automjetin me drejtues shtetasin F. H. dhe me një automjet të parkuar në anë të rrugës.

Si pasojë është dëmtuar lehtë një 2-vjeçare që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin F. H., e cila është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos