Dënohet me 18 muaj burg Alda Klosi, shpallet fajtore pastruesja dhe djali i saj

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 14:21 | Kronikë
 

Alda Klosi u dënua me 18 muaj burg pasi u shpall fajtore nga gjykata për “fshehje pasurie”. Ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, por në zbatim të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 18 muaj.

Fajtorë për vjedhje me pasoja të rënda u shpallën edhe pastruesja e Klosit, Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi, të cilët u akuzuan fillimisht për vjedhje, por në banesën e tyre u gjetën rreth 500 mijë euro.

Rozeta Dobi u dënua me 7 vite burg, por do të kryejë vetëm 4 vite e 8 muaj, në zbatim të gjykimit të shkurtuar. Ndërsa Havier Dobi u dënua me 5 vite burg, por do të vuajë 3 vite e 4 muaj në qeli, në zbatim të gjykimit të shkurtuar.

Alda Klosi fillimisht denoncoi vjedhjen e 120 mijë eurove në banesën e saj dhe Rozeta Dobi pranoi se i kishte marrë ajo paratë, në banesën ku punonte prej 5 vitesh, duke inskenuar një grabitje. Por më vonë, pas përgjimeve të policisë dhe një kontrolli të dytë në banesën e saj, u gjetën gati 400 mijë euro të tjera, të cilat Klosi nuk pranoi t’i quante të sajat. Por Dobi deklaroi para autoriteteve se paratë ishin të Klosit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë