Kultivimi i kanabisit, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS, Leonard Hide

Nga Julian Kasapi
18 Mars 2024, 15:15 | Kronikë

Leonard Hide, kryetari i Bashkisë së Libohovës, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre. Sipas hetimeve në vitin 2021, kur Hide mbante detyrën e shefit të Krimeve në komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar kultivimin e kanabisit. 

Kryetari i bashkisë së Libohovës Leonard Hide u mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre. Kjo nuk ka të bëjë me postin e tij si kryetar bashkie, por për kohën kur Hide mbante detyrën e shefit të krimeve në policinë e Gjirokastrës, ku dyshohet se ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike përkundrejt përfitimit.

Ai u paraqit në seancën në Gjykatën e Posaçme, ndërsa u shpreh i gatshëm të largohet nga detyra nëse do jetë e nevojshme.

“Patjetër në qoftë se do të duhet, po.”

Hide po hetohej nga prokuroria e Gjirokastrës, por pasi mori detyrën e kryetarit të bashkisë kjo prokurori ia kaloi dosjen SPAK, që e ka dërguar për gjykim.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos