Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, ish-Prefektja e Fierit paraqitet në GJKKO

Nga Julian Kasapi
18 Mars 2024, 12:20 | Kronikë
Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, ish-Prefektja e
Ish-Prefektja e Fierit, Rajmonda Balilaj duke u futur në SPAK

Ish-Prefektja e Fierit, Rajmonda Balilaj është paraqitur ditën e sotme në GJKKO. Ajo u pezullua nga detyra si Prefekte e qarkut të Fierit pasi akuzohet për abuzim me tendera dhe favorizim të një kompanie në dy raste.

Më 13 mars do të mbahej seanca për verifikimin e masës së sigurisë pezullim nga detyra të Prefektes së Qarkut Fier, Rajmonda Balilaj, por kjo e fundit nuk u paraqit në SPAK. Mësohet se Balilaj nuk ndodhej në Shqipëri pasi ajo ndodhej në SHBA.

SPAK po heton Balilaj për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim në dy raste, dhe falsifikim dokumantesh në kohën kur ushtronte detyrën e Kryebashkiakes së Patosit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos