Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Policia i bllokon automjetin e blinduar Leonard Gjekës

Nga A2 CNN
17 Mars 2024, 18:45 | Kronikë

Policia i bllokon automjetin e blinduar Leonard Gjekës

Policia e Shkodrës ka njoftuar këtë të diel se ka bllokuar një tjetër automjet të blinduar, i cili nuk kishte autorizim. Sipas informacioneve të policisë, makina tip “Audi” është në pronësi të Leonard Gjekës.

“Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar. Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi L. Gj., banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent. Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor. Gjithashtu, u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Audi” dhe do nisin procedurat e konfiskimit”.

Dy ditë më parë, policia e Shkodrës i bllokoi makinën e blinduar edhe Safet Bajrit që po ashtu nuk kishte autorizim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi