Shantazhi ndaj një 21-vjeçare nga Shkodra i ka kushtuar shtrenjtë një të riu nga Elbasani. Gerald Dragoti, 22 vjeç është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi ishte denoncuar nga vajza se e kanoste dhe shantazhonte përmes celularit, për të përfituar para prej saj.
22-vjeçari është kapur në flagrancë nga efektivët, në momentin që do të merrte një shumë parash, e cila u sekuestrua si provë materiale.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, është kapur në flagrancë, në një vendparkim automjetesh në Tiranë, në momentin që do të merrte një shumë parash nga 21-vjeçarja, shtetasi: G. D., 22 vjeç, banues në Elbasan.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)