Aksident i frikshëm në Durrës, tre automjete bëhen copash në rrugën e Plazhit

Nga Elitjona Doko
17 Mars 2024, 09:04 | Kronikë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në lagjen nr.13 në Durrës, në aksin rrugor që shkon drejt Plepave.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë nga përplasja janë dëmtuar edhe disa makina të tjera të parkuara aty pranë.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht sipas ekspertëve rrugorë, shkak i këtij aksidenti është futja në krahun e kundërt në parakalim e njërit prej drejtuesve të mjeteve që janë përplasur.

Për shkak të aksidentit policia rrugore ka bllokuar njërin kah të rrugës, edhe si pasojë edhe pasagjerët e urbanit të linjës së Plazhit që po prisnin të udhëtonin me autobus, e patën të pamundur për të lëvizur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë