Të dyshuarit pas xhamave të zinj, policia e Vlorës rrethon qendrën e qytetit

Nga A2 CNN
16 Mars 2024, 20:50 | Kronikë

Të dyshuarit pas xhamave të zinj, policia e Vlorës rrethon

Efektivë të policisë së Vlorës si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë zhvilluar kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës përgjatë mbrëmjes të kësaj të shtune.

Në fokus të kontrolleve kanë qenë automjetet të cilat qarkullojnë në këtë pjesë të Vlorës, sidomos ato me xhama të zinj.

Automjetet kontrollohen në brendësi të tyre, për të parë për sende të kundraligjshme, si armë zjarri, mjete prerëse thikë, apo edhe sende të forta.

Krahas kontrollit që i është ushtruar automjeteve, drejtuesve të tyre ju janë kërkuar edhe dokumentet e identifikimit  Mjetet dhe drejtuesit kontrollohen në kuadër të garantimit të sigurisë në qytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos