Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Zjarr në një lokal në plazhin e Radhimës

Nga Jerola Ziaj
17 Mars 2024, 21:16 | Kronikë

Një ambient në plazhin e Radhimës, që shërben gjatë sezonit veror për bar, ka marrë flakë gjatë mbrëmjes së sotme.

Zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë së Orikumit kanë shkuar në vendngjarje për te shuar flakët, të cilat kanë djegur pjesën e verandës që shërbente në sezonin veror për pushuesit.

Sipas policisë dyshohet se shkaku i zjarrit është një shkëndijë elektrike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi