Aksident tragjik në Tepelenë, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur

Nga Rigels Malile
17 Mars 2024, 19:45 | Kronikë

Aksident tragjik në Tepelenë, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident tragjik me 4 persona të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur në Tepelenë. Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur rreth orës 19:00 të së dielës në “bypassin” e Tepelenës, poshtë kalasë së këtij qyteti, që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.

Një automjet, duke ardhur në drejtimin jugor, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, një prej drejtuesve të mjeteve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarje, ndërsa tre persona të tjerë u dërguan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërruan jetë. A2 CNN ka mësuar se në këtë aksident të rëndë kanë ndërruar jetë Riza Rapaj, drejtuesi i mjetit tip “Benz”, Ladi Bega, drejtuesi i mjetit “Toyota” dhe bashkëshortja e tij, Lefteri Bega, si dhe Afërdita Bega. 

Aksident tragjik në Tepelenë, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur

Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore, bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë si pasojë e shiut.

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.  

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos