Lindi foshnjën dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçarja në Krujë

Nga A2 CNN
18 Mars 2024, 19:42 | Kronikë

Lindi foshnjën dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçarja

Një 42-vjeçare në Krujë është vënë në pranga pasi dyshohet se i ka marrë jetën foshnjës së saj të porsalindur. Siç bëhet e ditur, L. K., banuese në Tapizë, u ndalua për veprën penale "Vrasja e foshnjes".

42-vjeçarja ka sjellë në jetë mëngjesin e së hënës, në banesën e saj, foshnjën që priste. Me pretendimin se fëmija ka lindur i vdekur, gruaja dyshohet se e ke futur të porsalindurin në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos