Durrës, makina aksidenton policin

Nga Elitjona Doko
19 Mars 2024, 20:12 | Kronikë

Durrës, makina aksidenton policin

Një efektiv policie është aksidentuar mbrëmjen e së martës, në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve.

Polici është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos