Publikohen pamjet, klientit nuk i pëlqen mishi dhe bën për spital kuzhinierin shqiptar në Selanik

Nga A2 CNN
20 Mars 2024, 10:35 | Kronikë

Publikohen pamjet, klientit nuk i pëlqen mishi dhe bën për spital

Një kuzhinier shqiptar është rrahur e plagosur pas një incidenti me një klient të pakënaqur në Selanik të Greqisë. Mediat greke kanë bërë publike pamjet, ku duket shqiptari që goditet me thikë në pjesën e barkut në restorant nga një klient, pasi nuk i pëlqeu ushqimi i servirur.

Në video duket momenti kur klienti fillon të qëllojë kuzhinierin, ndërsa bashkëshortja e tij tenton të ndalojë ngjarjen. Fillimisht, klienti ka bërë porosinë dhe më pas ka qenë dhe skena e plagosjes, kur fillimisht kanë debatuar klienti me kuzhinierin shqiptar. Më pas, klienti merr thikën e kuzhinës dhe qëllon shqiptarin në stomak.

Kuzhinieri në dëshminë e tij më pas tregoi se klienti agresor vinte prej 5 vitesh në atë restorant. Ai porositi diçka të lehtë për të ngrënë më pas kur erdhi porosia ai mbeti i pakënaqur dhe filloi debati. Klienti u ankua, kapi më pas thikën dhe goditi në pjesën e poshtme.

Shqiptari iu nënshtrua më pas një operacioni në spitalin e Selanikut. I pandehuri në rrëfimin e tij thotë se nuk e ka idenë se si iu gjet arma në dorë dhe se atë ditë kishte pirë shumë. Ndërsa avokati i kuzhinierit tha për mediat greke se nëse gruaja nuk do ta qetësonte disi, ai do ta godiste kuzhinierin për herë të dytë me thikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos