Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Vrau me grusht Armando Meshaun në Vlorë, dënohet me 3 vite burg Rei Meta

Nga Jerola Ziaj
20 Mars 2024, 17:32 | Kronikë

Vrau me grusht Armando Meshaun në Vlorë, dënohet me 3 vite burg

Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar ditën e sotme me 3 vite burg.

Autorit i është pranuar akuza "vrasje nga pakujdesia" neni 85, atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj, ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka.

Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite. Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte vrasje me dashje, por kjo është rrëzuar.

I pranishëm në sallë avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli