Ngjarje e rëndë në Sarandë, goditet me shishe qelqi një person në oborrin e banesës së tij, ndërron jetë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2024, 21:03 | Kronikë

Ngjarje e rëndë në Sarandë, goditet me shishe qelqi një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Sarandë, ku një person ka ndërruar jetë pasi është dhunuar në oborrin e banesës së tij.

Policia bën të ditur se dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç, shkruan A2.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.

“Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos