Përplasen dy automjete në autostradën Fier-Lushnje

Nga A2 CNN
6 Tetor 2024, 15:58 | Kronikë

Përplasen dy automjete në autostradën Fier-Lushnje

Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në autostradën Fier-Lushnje pranë vendit të quajtur “pushimi i shoferit.”

Manovra e gabuar në parakalim e drejtuesit të mjetit tip Benz” si dhe mosruajtja e distancës ka sjellë përplasjen nga pas me një automjet tjetër.

Nga përplasja është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Sipas policisë në vendngjarje dyshohet paraprakisht se automjeti tip “Benz” lëvizte me shpejtësi të madhe dhe nuk ruajti distancën e duhur.

Dëme materiale në të dy mjetet dhe policia po dokumenton ngjarjen dhe po disiplinon trafikun e krijuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos