Humb jetën foshnja 5-ditëshe në Maternitetin e Vlorës, nisin hetimet për mjeken e spitalit

Nga A2 CNN
6 Tetor 2024, 10:45 | Kronikë

Humb jetën foshnja 5-ditëshe në Maternitetin e Vlorës, nisin

Një foshnje vëtëm pesëditëshe ka humbur jetën në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë. Siç bëhet e ditur, i porsalindur ka humbur jetën të premten dhe për rastin kanë nisur hetimet për një nga mjeket e spitalit. 

Një 53-vjeçare, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Vlorës, është proceduar penalisht dhe dyshohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”. 

Vijon puna për zbardhjen e shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos