Sondazh: Si e gjykoni vendimin, që të përjashtohen policët që kanë përdorur “Sky” apo “Enchrochat”?
  • Të panevojshëm 16%
  • Të drejtë 25%
  • Të vonuar 59%

Përfshihet nga flakët banesa e të moshuarës në Elbasan, shkak soba e druve

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 14:10 | Kronikë
Përfshihet nga flakët banesa e të moshuarës në Elbasan,
Foto ilustruese

Një banesë në fshatin Bathë të Elbasanit është përfshirë nga flakët, mesditën e sotme. Sipas policisë, dyshohet se shkak është bërë soba e druve.

Si pasojë e flakëve në banesën ku jetonte një 84-vjeçare, ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Bathës, dyshohet se për shkak të një shkëndije në sobën e druve, ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. H., 84 vjeçe. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

Ditari A2 CNN