Një 13-vjeçare në Gramsh ka përjetuar momente tmerri, pasi prej një kohe, ajo është përndjekur nga një 50-vjeçar.
Për pasojë, është bërë denoncimi në polici dhe efektivët kanë arritur që të vënë në pranga 50-vjeçarin. Ai është identifikuar si A. Ç., po ashtu banues në Gramsh.
“Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka përndjekur një 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)