Sondazh: Si e gjykoni vendimin, që të përjashtohen policët që kanë përdorur “Sky” apo “Enchrochat”?
  • Të panevojshëm 16%
  • Të drejtë 26%
  • Të vonuar 58%

Përplasen tre automjete në autostradën Çermë-Lushnje, tre të lënduar

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 14:34 | Kronikë

Përplasen tre automjete në autostradën Çermë-Lushnje,

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Çermë-Lushnje në Dushk, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.  

Mësohet se një mjet tip Furgon është përplasur me një kamion me targa të Maqedonisë dhe pas tyre, është përplasur një automjet tip “Audi”.

Për pasojë, të lënduar kanë mbetur dy personat që ndodheshin në automjetin tip “Audi” dhe një e moshuar, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Ditari A2 CNN