Plagoset me thikë një vajzë në Korçë, arrestohet autori

Nga Artin Halili
6 Nëntor 2024, 10:50 | Kronikë

Plagoset me thikë një vajzë në Korçë, arrestohet

Një vajzë ka mbetur e plagosur pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës.

Sipas policisë, një person e ka goditur me thikë atë në një lagje periferike të qytetit, në vendin e quajtur "Trekëndëshi".

Edhe për policinë ka dyshime se autori ka patur njohje me të plagosurën dhe kohët e fundit ka patur debate mes tyre, shkruan A2.

Policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje dhe e ka shoqëruar në komisariatin e Korçës ku po merret në pyetje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos