Plagosja me thikë në Vlorë, 30-vjeçari në gjendje të rëndë

Nga Edi Ruçi
10 Nëntor 2025, 22:53 | Kronikë

Plagosja me thikë në Vlorë, 30-vjeçari në gjendje

Bledar Skënderaj, 30-vjeçari që u plagos me thikë mbrëmjen e së hënës në Vlorë, raportohet nga spitali të jetë në gjendje të rëndë.

Mendohet se konflikti të ketë ndodhur për motive të dobëta, shkruan A2.

Ka qenë një sherr mes disa personave të përfshirë, por motivi ekzakt nuk dihet ende.

Bledar Skënderaj është një figurë e njohur për policinë. Më 13 shtator 2017 është arrestuar sëbashku me një shtetas tjetër për vjedhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos