Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ankimuar një ditë më parë dënimin ndaj ish-kreut të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kacit.
Në njoftim theksohet se gjykata ka regjistruar çështjen më 13 maj, ndërsa seanca është caktuar më datë 13 qershor.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 13.05.2024, regjistroi çështjen penale nr. 33 akti, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankuesve/të pandehur S.Gj., A.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 8, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka deklaruar fajtor të pandehurit për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
Sipas shortit të datës 14.05.2024, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtari Florjan Kalaja (kryesues), Miliana Muça (Anëtare), dhe Igerta Hysi (Anëtare). Seanca gjyqësore publike është caktuar për më datë 13.06.2024, ora 09:00”.
Në shkallën e parë, Safet Gjici u dënua me dy vite burg për shpërdorim detyre, ndërsa Alma Kaci me një vit për prostitucion, pas publikimit të një video mes të dyve në zyrën e kryetarit të bashkisë. (A2 Televizion)