Shpërthen lëndë plasëse në një lokal në Razëm

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 09:28 | Kronikë

Shpërthen lëndë plasëse në një lokal në

Një biznesi në Malësi të Madhe i është vendosur lëndë plasëse. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në fshatin Razëm. 

Policia thotë se lënda plasëse dyshohet se është hedhur tek reklama, në afërsi të lokalit të F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.    

Megjithatë, A2 CNN mëson se pronari i objektit, Fredi Sterkaj ka deklaruar se lënda plasëse nuk është vendosur për të dëmtuar atë. Shpërthimi, sipas tij, ka ndodhur në parkingun e fshatit Razëm.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu