Një incident ndodhi në ujërat e Vlorës, ku dy shtetas rrezikuan jetën pasi skafi i tyre i peshkimit u fundos si pasojë e një defekti gjatë lundrimit.
Falë reagimit të shpejtë të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Guardia di Finanza, ata u shpëtuan me sukses, raporton A2 CNN.
Dy personat në bordin e skafit u shpëtuan dhe u transportuan në mjetin lundrues të Guardia di Finanza.
Pas mbërritjes në portin e Vlorës, ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ku janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rrezikuan jetën pasi skafi i tyre plastik i peshkimit u fundos në det si pasojë e një defekti që pësoi gjatë lundrimit, falë reagimit të shpejtë të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Guardia di Finanza, shpëtohen dy shtetas që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues dhe dërgohen për ndihmë mjekësore.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në koordinim me Guardia di Finanza, ndërhynë menjëherë, duke mbërritur???? në zonën detare përballë petroliferës, ku ekuipazhi i një skafi plastik peshkimi kërkonte ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues u fundos si pasojë e një defekti gjatë lundrimit⚠️. Falë ndërhyrjes në kohë, dy personat në bord u shpëtuan dhe u transportuan në mjetin lundrues të Guardia di Finanza, të cilët i shoqëruan në portin e Vlorës, ku më pas u transportuan në spital për ndihmë mjekësore ????, jashtë rrezikut për jetën.
Të dy shtetasit falënderuan Policinë Kufitare dhe Guardia di Finanza për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë në këtë situatë të vështirë. (A2 Televizion)