Vula e PD-së, sot seanca për rekursin e Rithemelimit, Berisha mbledh “të tijtë” në protestë te Gjykata e Lartë

Nga Armand Bajrami
27 Dhjetor 2023, 09:02 | Kronikë

Në Gjykatën e Lartë pritet të zhvillohet sot seanca për rekursin që grupimi i Rithemelimit i Sali Berishës ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë të parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina në orën 09:00.

Por paralelisht me seancën, Rithemelimi i Sali Berishës do të zhvillojë një protestë. Për shkak të protestës forca të shumta sigurie janë mbledhur para ambienteve të gjykatës. Ndërkohë, vetë Berisha ka shkuar nga banesa e tij direkt për te Gjykata e Lartë, për t’iu bashkuar protestës.

Në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetën PD-së zyrtare.

Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e datës 25 mars 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos