Zbulohen 1150 bimë narkotike në Krujë, një pjesë asgjësohen

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 08:51 | Kronikë

Zbulohen 1150 bimë narkotike në Krujë, një pjesë

Rreth 1150 bimë narkotike kanabis Sativa janë gjetur dhe sekuestruar në dy fshatra të Krujës. Policia njofton se një pjesë prej tyre janë asgjësuar përmes djegies.

Njoftimi i Policisë Krujë

Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka vijuar kontrollet në terren.

Gjatë kontrolleve në fshatin Burz Mal dhe në fshatin Shkretë, u konstatuan disa ambiente të përshtatura për kultivim, në të cilat u gjetën 1150 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024