7 dekada me muzikën, Xhuvi i fizarmonikës: Më dënuan se luajta Bitëllsat

Nga Artin Halili
5 Nëntor 2023, 13:04 | Kulturë



Shtatë dekada që nuk e ndan fizarmonikën nga dora. Në Pogradec të gjithë e njohin si Xhuvin e fizarmonikës.

Jovan Shuke i përket atij brezi muzikantësh që pasionin e fëmijërisë ka patur fatin ta ndjekë gjatë gjithë jetës, edhe si muzikant edhe si mësues për brezin e ri.

Përvec punës në institucionet kulturore të Pogradecit si shtëpia e pionierit dhe Estrada profesioniste, Xhuvi kujton me nostalgji edhe kur me shokë luanin mbrëmjeve të verës në lokalet e Pogradecit për pushuesit e atëhershëm.

Por të ishe muzikant gjatë periudhës së komunizmit nuk ishte e lehtë. Muzika e huaj arrinte te depërtonte dhe gjithkush kërkonte t’i kapte notat e saj. Një tundimi të tillë nuk i shpëtoi as Xhuvi gjatë kohës që ishte në lice në Tiranë.

Edhe tani që është 81 vjeç Jovan Shuke vijon me të njëjtin pasion të luajë notat muzikore në instrumentin e jetës së tij dhe do të vazhdojë ta bëj deri sa ti punojnë gishtat. Por kur të vijë momenti për ta lënë fizarmonikën, Xhuvi ka një kusht për personin që do t’ja dorëzojë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi