Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 0%
  • Kujdesi familjar 100%
  • Ndikimi i shoqërisë 0%

Historianët bëhen bashkë, prezantohet kolana “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”

Nga Luela Myftari
30 Tetor 2023, 16:00 | Kulturë

Historianët bëhen bashkë, prezantohet kolana “Historia e

Historia e shqiptarëve gjatë shekullit të 20-të është kolana më e fundit e veprave të botuara nga Akademia e Studimeve Albanologjike. Drejtuesi i Institutit të Historisë, Afrim Krasniqi, prezantoi pesë vëllimet për të cilat ka punuar stafi kërkimor i këtij instituti.

44 studiues nga Shqipëria, Prishtina e Tetova kanë punuar gjatë, për thuajse një dekadë për të sjellë në një kolanë me pesë vëllime historinë e shqiptarëve gjatë shekullit të 20-të. Vëllimi i pestë dhe i fundit, që përfshin ngjarjet nga viti 1945 e deri në vitin 2000 është shkruar pas gërmimeve në burime arkivore të reja dhe të shumëfishta, tregon Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit të Historisë që siguron se ky vëllim ka edhe prurje të reja në teza.

Kritika dhe mënyra krahasuese janë ato që e dallojnë këtë vëllim, sipas drejtuesit shkencor të këtij projekti.

Megjithatë, si çdo botim historik, rruga e kërkimit shkencor mbetet e hapur. Presidenti Begaj i pranishëm në këtë prezantim të kolanës vlerësoi dy qasje të historianëve që kanë punuar për këtë material.

Promovimi u mbyll me falënderimin e studiuesve që punuan për këtë kolanë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli