“Komploti” i Ben Blushit: Europa na përçau në 1913, por integrimi është i vetmi shpëtim

Nga Luela Myftari
9 Tetor 2024, 17:31 | Kulturë

Letërsia, politika, gjeopolitika dhe Shqipëria në kontekste te reja globale ishin dritëhijet që u diskutuan me shkrimtarin Ben Blushi në takimin e radhës që ofron tetori i librit.

Në Piramidën e Tiranës, një vend që dikur u konceptua si muzeu që do t’i dedikohej diktatorit është diskutuar edhe “Komploti” i Ben Blushit.

Me siguri, vite më parë kjo ngjarje as nuk mund të mendohej. Një diskutim mbi Europën, gjeopolitikën e letërsinë pa kufij, por mes komploteve të një bote perëndimore që lëngon edhe në konflikte ushtarake. Po në sytë e një shkrimtari që ka qenë pjesë e politikës, a është Europa sot shpëtim për ne?

Ben Blushi, shkrimtar: Është i vetmi shpëtim. Varka e Europës lëkundet, lufta në Ukrainë mund të ishte shmangur nëse Europa do ishte më e fortë. Njerëz si Miterrani mund ta kishin shmangur. Kishin influencë mbi SHBA dhe Rusi. Europa e vuan më shumë luftën, edhe luftën në Siri, Afganistan. Emigrantët të vijnë në Europë. Europa duhej të gjente paqen. Mirëkuptimi duhet të ishte. Europës nuk i ka ardhur e keqe e madhe nga Rusia, e çliroi Europa. Sigurisht me flamur komunist pushtuan ideologjikisht Europën. Mendoj që sa herë kemi qenë jashtë Europe kemi rënë në komunizëm ose errësirë osmane. S’patëm fat se vuajtëm komunizmin e pushtimin turk më dhunë se të tjerët”.

Në “Komplotin” e Ben Blushit emigrimi, zbrazja e vendit, ardhja e sirianëve, një fiksion që për disa është në hapat e parë të një skenari që po përjeton vendi, autori vetë nuk e ka frikën e zhbërjes.

Konfliktet në Ukrainë e Palestinë nuk mbetën të paprekura në këtë bisedë të autorit me lexuesin, një bisedë që zgjati përtej parashikimeve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos