Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Me aftësi ndryshe dhe të talentuar në art, ekspozita e fëmijëve në Elbasan

Nga Belinda Ruçaj
4 Dhjetor 2023, 11:36 | Kulturë

Identifikimi i talenteve dhe sensibilizimi për përkrahjen si me fonde ashtu edhe me shoqërim aktiv, ishte qëllimi i organizimit të një ekspozite me punime të fëmijëve me aftësi ndryshe në Bashkinë e Elbasanit. Fëmijë nga të gjitha qendrat e bashkisë kanë ekspozuar punimet dhe talentin e tyre, ndërsa kanë shprehur edhe emocionet dhe dëshirat e tyre në fushën e pikturës.

Drejtoresha e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici, tregon mbi qëllimin e aktivitetit, gjithnjë në përmirësimin e jetesës dhe talentit të këtyre fëmijëve.

Gjatë aktivitetit iu bë thirrje edhe prindërve që të mos pengojnë shoqërimin e fëmijëve të tyre me fëmijët me aftësi ndryshe, pasi kjo lloj shoqërie do të bëjë më humanë edhe vetë fëmijët normalë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani