Letërsia si mision, kur ndryshimi i perceptimit vjen përmes librave

Nga Luela Myftari
30 Nëntor 2023, 15:53 | Kulturë

Ato janë tre autore feministe që në librat e tyre kanë trajtuar jo pak çështjet e diskriminimit gjinor. Filozofja e shkrimtarja Simone de Beauvoir, Rosa Liksom dhe Tatjana Tibuleac tanimë i flasin edhe lexuesit shqiptar. Librat e këtyre shkrimtareve kanë ndryshuar perceptimet dhe mendimet e shoqërive ku kanë jehuar.

Ndoshta këtë mision do ta kenë edhe në shqip. Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, librat jo thjesht janë prezantuar, por pjesë të tyre janë interpretuar nga aktorët e Teatrit të Metropolit.

Edhe pse i përkasin tre gjeneratave të ndryshme të shkrimtareve, tre autoret e prezantuara sot, vijojnë t’i flasin shoqërisë me të njëjtin mision.

Të pranishme në këtë takim ishin edhe përkthyeset që kanë sjellë gjuhën shqipe këto vepra, përkthyese që janë vlerësuar edhe me çmime për punën e tyre dhe që i bashkohen misionit të Europës Krijuese, për të sjellë në shqip vepra që na bëjnë të reflektojmë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos