Dokumentari “Zojë”, gruaja shqiptare në internim, në burgjet e kampet e diktaturës

Nga Luela Myftari
23 Nëntor 2023, 10:14 | Kulturë

“Zojë” ishte dokumentari më i ri i prezantuar nga Luljeta Progni. Nën regjinë e Pandeli Çeços, skenaristja Progni rrëfen historinë e nënës së saj, por me të edhe historinë e shumë grave shqiptare që u përballën me tmerret dhe torturat e diktaturës.

Një dokumentar në vetë të parë, që rrëfen tmerret dhe përpjekjen për të mbijetuar me dinjitet në një kohë kur dinjiteti të përdhoset në Shqipërinë komuniste, kjo është historia e Zojë Prognit, një zonje që u detyrua të shkojë në internim të rriste djalin pa burrë, të humbe vajzën, por të gjente forcën për t'u ringritur sërish.

Ka qenë gjuhë e rrallë, dhimbje, që i ka përshkruar. Unë i kam dëgjuar mijëra herë ato rrëfime, jashtë mikrofonit, pasi ajo nuk ka dashur kurrë që të rëndojë dikë tjetër me historinë e vet. Gjithmonë thoshte gurin tim të rëndë, të dhimbje, nuk kam pse ia lëshoj kurrkujt në shpinë. Në fakt, më pati refuzuar vazhdimisht për t’i bërë një intervistë. Është rrëfim në vetë të parë, pasi intervista me Zojën ka qenë tepër e vështirë. Ajo është e vjedhur në fakt, nuk është realizuar në kushte normale. Dhe për këtë arsye unë nuk kam mundur ta sjell intervistën të plotë për publikun, pasi unë kam vendosur dhe kam menduar se është një histori që duhet ta publikoj, pasi është një ndër historitë e grave që kanë vuajtur gjatë diktaturës komuniste. Dhe kështu vendosa që ta sjell intervistë në vetë të parë dhe gegnisht.

LULJETA PROGNI

Progni prej vitesh sjell përmes ekranit të madh histori të së shkuarës, me të vetmin mision për të dënuar krimet e asaj kohe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos